Lëkura e fytyrës është pjesa më delikate e trupit, pasi është e ekspozuar 24 orë ndaj agjentëve të jashtëm.
Ndonëse kujdesi për të është më i madh se pjesa tjetër e trupit sërisht do të vuani nga probleme të ndryshme të lëkurës.
Një problem që prek jo pak femra ëhtë ai i kapilarëve të zgjeruar. Nëse lëkura juaj është e hollë dhe sensitive, kapilarët do të zgjerohen pa më të voglin ndryshim.
Kapilarët vijnë në dy ngjyra: të kuqe ose blu. Ato të kuqe janë kapilarë arterial, ku gjaku i oksigjenuar vjen nga zemra në lëkurë, ndërsa ato që janë blu janë kapilarët venoz.
Kapilarët e kuq janë më të lehtë për t’u trajtuar dhe parandaluar.
Zakonisht shfaqet rreth hundës dhe mollëzave dhe kanë formën e fijeve të holla të kuqe.
Çfarë i shkakton ato?
Kur muret e kapilarëve janë shumë elastikë ato priren të zgjerohen ! Kjo gjë ndihmohet nga dushet e nxehta, ushqimi pikant, microdermabrasion, alkooli apo thjesht është gjenetike.
.



