Ministria e Jashtme bëri një reagim për mediat pas negociatave më palën greke për t’i dhënë një zgjidhje situatës së rënduar në Kakavijë, por edhe në Kapshticë.

Ministria njoftoi se Greqia ka premtuar për të shtuar kapacitetet testuese në kufi, me qëllim që të reduktohet radha.

“Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.  Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.”

Nga ana tjetër, vijon bisedimet mes dy palëve për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës. Deri në zgjidhjen e situatës, në dispozicion të qytetarëve që kanë ngecur në radhë janë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re