Skip to content

“Meqë ke marrë burrin plak, të bëj unë derman”, fansi i vetëofrohet Fatmës pas fotos me ‘plakushin’

Një ditë pasi publikoi foton me partnerin e saj, Fatma ka zbuluar se kush fshihet pas personit të maskuar me filterin e plakur. Është pikërisht bashkëshorti i moderators, Përparimi, me të cilin ka publikuar një tjetër foto pa filtër.

“Plakushi qe qmendi rrjetin🤣🤣🤣,”– shkruan fatma krahas fotos, ndërkohë që njëri nga ndjekësit nuk e ka kuptuar fare ironinë e moderators.

Ai është vetëofruar që t’i bëjë derman asaj, meqë e paska burrin plak.

“Po ik moj mos na bej si interesante se nuk kemi nevoj per jeten tate ok Po ke nevoj ti mbase qenka plak ky i joti na trego se ta bejm derman ok,”-shkruan ai, ndërkohë që as moderatorja s’e ka lënë pa përgjigje.

“Sikur ke ndonje gje me te mire per te here ti, thuaj faleminderit aty dhe ul koken,”- përgjigjet Fatma, sërish me humor.