Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shënuar një precedent
jo të zakontë duke mos pranuar të takohet në Ankara me Këshilltarin e Sigurisë
Kombëtare të SHBA, John Bolton; e kjo si shenjë papajtueshmërie ndaj
deklarimeve të zyrtarit të lartë të administratës Trump në lidhje me “sigurinë
e kërcënuar” të kurdëve nga Turqia, në verilindje të Sirisë.    

refuzoi takimin me këshilltarin e sigurisë kombëtare të
SHBA-ve, John Bolton, pasuar nga pretendimet e Boltonit se Turqia “shënjestron
kurdët” në Siri, pretendime të cilat Ankaraja i kundërshtoi në mënyrë të
vendosur.

“Nëse takimi me Bolton ishte i domosdoshëm, atëherë mund të kisha thënë po”, u tha Erdogan gazetarëve, duke theksuar “programin e rënduar” të tij në refuzimin e takimit, si dhe shtoi se Bolton më mirë të takojë zëdhënësin Ibrahim Kalin.

Erdogan
theksoi se ai në çdo moment mund të flasë me presidentin e SHBA-ve, Donald
Trump – raporton AA.

Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane
nga Siria ishte pikërisht pas një bisede telefonike me homologun Erdogan – vë në dukje agjencia.

Të dielën, Bolton tha se SHBA-të nuk do të tërheqin trupat nga
Siria verilindore derisa qeveria e Turqisë të garantojë se nuk do të sulmojë
“luftëtarët kurdë”, duke iu referuar grupimit militar PKK/YPG, të cilin
Ankaraja e konsideron si “terrorist”.  

Turqia ka bërë të ditur se planifikon një operacion
kundër-terrorist në Siri, që shënjestron PKK/YPG-në, pas dy operacioneve të
suksesshme që nga viti 2016.

Për më tepër, Turqia ka kritikuar aleancën mes SHBA-ve dhe
PKK/YPG-së, duke theksuar se nuk ka kuptim që të përdorur një grup terrorist
lufton një tjetër grup terrorist, sicc është në këtë rast ISIS-i.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re