Skip to content

“Mercenarë shqiptarë po merren për të luftuar në Ukrainë”, ministria e Jashtme përgjigjet ndaj Larov: Kërkojmë përgënjeshtrimin e lajmit

Ministria e Jashmte e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Larov i cili tha se mercenarë shqiptarë po rekrutoheshin për t’u dërguar në kufi me Ukrainën.

Në reagimin e bërë, ministria e Jashtme ka kërkuar që deklarata të tilla të përgënjeshtrohen kategorikisht nga ana e Larov dhe si notë proteste, ka thirrur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

Njoftimi i Plotë:

MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb