Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, u tha trupave të tij të ndalin marshimin e tyre drejt Moskës, “për të shmangur gjakderdhjen”.

Prigozhin u tha forcave të tij që të kthehen në bazat e tyre, pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Alexandr Lukashenko, raportoi kanali televiziv rus, Rossiya 24.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi sjelljen e Wagnerit si “tradhti” nderkohe qe Prigozhin e justifikoi rebelimin me faktin se sipas tij ndaj grupit Wagner jane kryeer sulme vdekjeprurese nga ushtria ruse gjate luftes ne ukraine.

Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pohoi më herët se 25.000 luftëtarë të tij ishin gati ta sfidonin presidentin rus, Vladimir Putin.

Kolona të njerëzve të tij u panë duke shkuar drejt Moskës, pasi kaluan kufirin nga Ukraina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re