Eshte shtyre data e hapjes së kufijve për qytetarët e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Kështu, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së vetem pas datës 30 qershor.

Vendimi u mor në nje takim virtual mes ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët unanimisht vendosën për këtë datë.

“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm.

Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Komisionerja  europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufijë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet pêr kriteret javën e ardhshme .

“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufijve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të Brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufijve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve të qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Ne do të vazhdojmë diskutimet me shtetet anëtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufijve të jashtëm“, u shpreh ajo.

Lidhur me kufijtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re