Ish-presidenti Bamir Topi, përmes një interviste të dhënë për emisionin “Aktualitet” në televizionin FaxNews, është shprehur në lidhje mbi situatën politike në vend. Ai e përqëndroi fokusin tek rënia e parlamentarizmit dhe kthimin e tij në një organ noterial që çertifikon vendimet e kryeministrit. Gjithashtu ish-presidenti u shpreh se shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë këto vitet e fundit  duke u kthyer në një shoqëri pragmatiste me një tkurrje të vazhdueshme të intelektualve dhe lehtësisht e manipulueshme prej një kllouni si kryeministri Rama. Këto janë arsyet sipas Topit që bëjnë që zgjedhjet të fitohen me tepsi dhe me timon.

“Këta nerëz që flasin në emër të moralit dhe parimeve, janë të parët që i shkelin Sistemi i drejtësisë ka qenë gjithmonë i kontrolluar nga politika, pasi ne jemi një vend i vogël.

Për të vijuar analizën i kthehem një profesioni që e kam pasur më parë, kam qenë deputet në tre legjislatura. Atëherë funksiononte në mënyrë perfekte opozitarizmi nëpërmjet interpelancës. Më thoni çfarë interpelance ka parlamenti sot. Parlamentarizmi sot shtë i asgjësuar nga kryeministri. Parlamenti ka marrë rolin e noterit që çertifikon vendimet e kryeministrit.

Këtu ka dy anë, njëra anë ka të bëjë me forcimin pa kufi të kryeministrit. Më thuaj një institucion që nuk e ka sot kryeministri. Unë personalisht mbas një eksperience të gjatë jetësore, kam bërë një jetë politike interesante dhe intensive. Zgjidhjen mos e kërkoni më te politikanët, po t’i shohësh me kujdes të gjithë politikanët aktiv i ke nëpër pozicione. I vetmi që ëshë jashtë jam unë, këta kan arritur t’i mbajnë kontigjentët e tyre elektoral dhe në fund i fusin një marrëveshje me njëri tjetrin. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë këto kohë dhe nuk është më ajo e para disa viteve, kjo është shfrytëzuar në mënyrë efikase nga kryeministri. Një palë zgjedhje janë fituar me tepsi dhe një palë me timon. Njëra anë ka ditur të shfrytëzoj sistemin, atë sistem që unë e kundërshtova pasi ai person që do ta marri pushtetin do jetë shumë e vështirë për ta lëvizur. Shoqëria shqiptare është varfëruar shumë dhe njerëzit janë bërë shumë pragmatiste. Meritokracia është rrëzuar dhe kemi një tkurrje të vazhdueshme të intelektualëve”. tha Topi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re