Kancelarja gjermane Angela Merkel ka promovuar mundësi të barabarta për të gjithë në vendin e saj, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.

“Nëse quhet Ana ose Aliona, Maks ose Muhammed, ai ose ajo duhet të kenë mundësinë të barabarta, që nga fëmijëria e hershme, më pas në shkollë, në punë dhe në përgjithësi në shoqëri”, tha Merkel duke folur në kremtimin e 70-vjetorit të Kushtetutës gjermane.

Merkel theksoi se ligjet në Gjermani siguruan me sukses kohezionin social duke promovuar integrimin dhe mbrojtjen e diversitetit shoqëror.

“Kjo na jep përgjigjen në pyetjen se më shumë se 80 milionë njerëz me të gjitha dallimet e tyre mund të jetojnë së bashku dhe mirë madje”, tha kancelarja gjermane.

Sipas të dhënave të fundit, një e katërta e 82 milionë banorëve të Gjermanisë ka origjinë emigratore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re