Në maj 1945, kapitullimi i pakushtëzuar i Gjermanisë i dha fund Luftës së Dytë Botërore në Evropë, dhe me këtë rast Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “përgjegjësia e përhershme” e vendit të saj ishte të ruante kujtesën e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë viteve të “tiranisw Nacional-Socialiste”.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Seibert në Twitter, Merkel theksoi se 8 maji 1945 ishte “dita e çlirimit”, që do të thoshte fundi i diktaturës naziste dhe “shembja e civilizimit”.

“Mbetet përgjegjësia jonë e përhershme të mbajmë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë viteve të tiranisë Nacional-Socialiste,” citoi Seibert të thoshte Angela Merkel.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas falënderoi miliona njerëz që, siç vuri në dukje, rrezikuan jetën e tyre dhe u sakrifikuan për të çliruar botën nga fashizmi, por ai vuri në dukje se fashizmi është ende i pranishëm edhe sot.

“Fatkeqësisht, idea e fashizmit nuk është çrrënjosur ende plotësisht,” shkroi Maas në Twitter.

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën Michael Roth ka bërë thirrje për hapjen e një qendre përkujtimore në Berlin, ku do të çmohet kujtimi për të gjitha viktimat e pushtimit Nacional Socialist, pra nazist.

“Një vend i tillë duhet të kishte ekzistuar shumë kohë më parë,” tha Roth.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shpërndau medalje të premten për qytetarët që mbajnë kujtesën e epokës naziste dhe që po luftojnë racizmin dhe u bëri thirrje gjermanëve që vazhdimisht të përballen me Holokaustin dhe diktaturën naziste.

“Pa këtë proces të mundimshëm dhe të dhimbshëm, do të ishte e pamendueshme për ‘vetëbesimin demokratik” të vendit tonë,” tha Steinmeier.

Ai gjithashtu paralajmëroi se një kthim në një gjendje shtypjeje do të ishte një “rrugë fatale dhe e gabuar”, raporton Deutsche Welle.

“Ne nuk fitojmë forcë dhe vetëbesim përmes heshtjes, por vetëm duke mbajtur gjallë kritika dhe ndershmëri – ndaj vetes dhe historisë së vendit tonë,” tha ai.

Siç deklaroi ai, kujtesa e Nacional Socializmit, fajit dhe padrejtësisë, forcon demokracinë.

Lufta e Dytë Botërore filloi me pushtimin gjerman të Hitlerit në Poloni në shtator 1939.

Midis 55 dhe 60 milion njerëz në të gjithë botën humbën jetën në luftë dhe më 8 maj 1945, me kapitullimin e pakushtëzuar të Gjermanisë, lufta përfundoi në Evropë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re