Skip to content

Merkel dhe Plenkoviç, të bindur: Samiti i Zagrebit, hapje e negociatave me Tiranën e Shkupin

merkel plenkovic epa 2

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç thanë se shpresojnë të shohin një zhvendosje në hapjen e bisedimeve të pranimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore me Bashkimin Evropian në një samit të organizuar nga Presidenca aktuale e BE-së në maj.

Unioni ka premtuar të fillojë negociatat me këto dy vende, të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Hollanda në samitin evropian të tetorit.

Merkel dhe Plenkoviç diskutuan ngërçin në zgjerimin e Unionit në Berlin gjatë vizitës së kryeministrit kroat në Gjermani.

“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb, është një gjë shumë e rëndësishme për shkak të problemeve me fillimin e negociatave midis Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Shpresojmë se do të bëjmë përparim në këtë fushë në samitin BE-Ballkan Perëndimor”, tha Merkel pasi foli me Plenkoviç.

Plenkoviç është gjithashtu optimist për samitin, i cili do të zhvillohet në 5 dhe 6 maj në Zagreb.

“Ky samit do të japë një perspektivë realiste mbi marrëdhëniet e BE me vendet fqinje”, tha Plenkoviç.

Gjermania do të marrë përsipër presidencën e rradhës të BE nga Kroacia më 1 korrik.