Avioni me të cilin kanceralja Merkel u nis nga Berlini drejt Buenos Aires në Argjentinë për G20-ën, u kthye pas një ore fluturim duke bërë ulje të detyruar në Këln.

Sipas disa informacioneve, ka qenë një defekt teknik në sistemet elektronike që ka detyruar avionin të marrë rrugën e kthimit, por pa patu ndonjë rrezik akut sigurie.

Në avion, së bashku me kancelaren Merkel ishte dhe ministri i financave Olaf Scholz.

Dyshja e qeverisë gjermane udhëtojnë me tjetër avion drejt Argjentinëës, por ekziston mundësia që ajo të jenë vonë për samitin që nis këtë të premte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re