Qëndrimi i Presidentit francez Emmanuel Macron se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë më shumë anëtarë derisa mekanizmat bllokadë të bëhen më efikas, nuk mund të vonojnë qasjen e vendeve të Ballkanit në BE – tha të premten kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke folur në një takim në Poloni me disa udhëheqës të BE dhe Ballkanit, Merkel tha se Macron me të drejtë pretendonte se samiti i liderëve të BE gjatë fundjavës në Bruksel tregoi se administrimi i bllokut kishte nevojë për reforma.

Ajo shtoi megjithatë se procesi i bashkimit me vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore, do të ishte shumë më i gjatë nëse këto dy objektiva do të ishin në konflikt.

“Ndaj me Presidentit Macron faktin se mekanizmat e punës së BE duhet të përmirësohen. Por nuk e konsideroj këtë si një tërheqje nga negociatat e pranimit – tha kancelarja gjermane, raporton Reuters.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re