Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregon se me shqetësim të madh, ka mësuar mbi tërmetin në Shqipëri, e faktin që ai shkaktoi shumë të vdekur e të plagosur.

“Do të doja t`ju përcillja ngushëllimet e mia më të sinqerta. Mendimet tona janë me të afërmit e viktimave dhe me të lënduarit. E njoh dhimbjen që ju dhe familjet tuaja po përjetoni.

Duam t’ju shprehim keqardhjen tonë më të thellë, për ju dhe të gjithë ata që humbën njerëzit e tyre të dashur pas tërmetit. I urojmë të plagosurve shërim të shpejtë. Gjermania dhe Bashkimi Europian do tiu mbështesin në një moment të tillë të vështirë“, ka shkruar kancelarja gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re