Gjermania do të zgjasë masat kufizuese për të ndaluar një valën e dytë të infeksioneve COVID-19 deri më 10 janar, njoftoi kancelarja Angela Merkel pas bisedimeve me udhëheqësit e shtetit gjerman.
Masat, të cilat kishin për të marrë fund më 20 Dhjetor, përfshijnë mbajtjen e mbyllur të restoranteve dhe hoteleve dhe kufizimin e mbledhjeve private të më shumë se pesë personave nga dy familje.
“Vendet do të zgjasin masat e tyre nga 20 dhjetor deri më 10 janar. Në parim gjërat do të mbesin siç janë”, tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke shtuar se një raund tjetër konsultimesh do të mbahej në 4 janar.
Ndërsa rritja e përditshme e numrit të infeksioneve ka filluar të bjerë, Gjermania raportoi numrin më të lartë të vdekjeve një-ditore të Mërkurën që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 17,000 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit dhe 487 vdekje – një rekord i ri ditor. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
