Kancelarja gjermane Angela Merkel vuri në dukje sot se ekziston një rrezik real që paraqitet nga llojet e reja të virusit Corona, të cilat janë më agresive, prandaj është e nevojshme të zgjaten masat e bllokimit.

Duke iu drejtuar Bundestagut, Merkel tha se vaksinimi po përparon gjithnjë e më mirë, se numri i infeksioneve është në rënie.

“Do të thoja që jam shumë optimiste, por ne ndërkohë ne kemi një rrezik real të mutacioneve. Të tre llojet përkatëse të reja janë qartë më agresive sesa virusi origjinal. Për shkak të mutacionit, kanë lindur pasiguri”, nënvizoi ajo.

Mutacionet janë provuar në Gjermani dhe është vetëm, shtoi kancelarja, një çështje kohe para se ato të bëhen dominuese.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm për të mos ardhur përsëri në rritje eksponenciale,” tha ajo.

Merkel tha se dikujt mund të mos i pëlqente, por se është e nevojshme të jetosh me realitetin.

Merkel tha se ky dimër ishte “i vështirë”, por që qëllimi po bëhej më i qartë para syve të saj.

“Ne duhet të jemi më të durueshëm,” theksoi ajo, duke shtuar se e dinte se nuk ishte një kërkesë e lehtë.

“Në fund, ne mund të kemi sukses së bashku në fitoren mbi pandeminë dhe ta kthejmë vendin tonë në kohë më të mira,” vuri në dukje ajo.

Merkel vuri në dukje se lehtësimi i masave duhet të presë dhe shtoi se ajo që u ra dakord dje, e cila është zgjatja e masave, është e nevojshme.

Kancelarja gjermane tha se nuk harron kurrë se çfarë nënkuptojnë masat epidemiologjike për qytetarët dhe shtoi se të gjitha ato u miratuan në përputhje me demokracinë.

 “Ne nuk do t’i mbajmë ato për asnjë ditë më shumë sesa është e nevojshme”, nënvizoi ajo.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re