Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Jerusalem për të nderuar hebrenjt e vrarë gjatë Holokaustit dhe tha se Gjermania ka një përgjegjësi për t’u përballur me anti-semitizmit.

Në Muzeun e Holokaustit “Yad Vashem”, Merkel vuri një kurorë mbi një pllakë guri që përmbante hirin e viktimave nga kampet e përqendrimit.

“Pothuajse 80 vjet më parë, në natën e 9 nëntorit, çifutët në Gjermani përjetuan urrejtje dhe dhunë të paimagjinueshme”, tha Merkel.

“Gjermania ka përgjegjësinë e vazhdueshme për të mbajtur kujtimet e këtyre krimeve dhe kundërshtimin e antisemitizmit, ksenofobisë, urrejtjes dhe dhunës”, shtoi ajo.

Sa për konfliktin izraelito-palestinez, Merkel tha se nuk sheh alternativë tjetër të arsyeshme veç zgjidhjes me dy shtete dhe shprehu shqetësim për ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve izraelite në territoret palestineze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re