Kancelarja gjermane, Angela Merkel në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi tha se “Ende nuk është zbardhur asgjë. Sigurisht që kërkojmë zbardhjen e plotë’.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, thuhet se është vrarë me ngulfatje brenda konsullatës saudite në Stamboll, transmeton KosovaPost.
Një burimi nga pallati mbretëror saudit tha për televizionin amerikan CNN se Khashoggi është vrarë me ngulfatje. Akoma nuk është dhënë asnjë sqarim mbi arsyet e vdekjes së tij. Arabia Saudite mbrëmë tha se gazetari Khashoggi vdiq pas një grindjeje në konsullatën saudite.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re