Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia dëshiron të arrijë 50 miliardë dollarë në tregti me Gjermaninë.

“Shpresoj që puna e suksesshme që patëm me zonjwn Merkel të vazhdojë në të njëjtën mënyrë gjatë mandatit të qeverisë së re gjermane,” tha Erdogan në një konferencë shtypi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Villa Huber në Stamboll.

Ai vuri në dukje se gjatë takimit ata diskutuan në detaje çështjet aktuale në axhendë, veçanërisht marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë.

“Komuniteti turk në Gjermani është aspekti më i rëndësishëm shoqëror i marrëdhënieve tona, ato përfaqësojnë pasurinë tonë të përbashkët,” tha presidenti turk.

Ai shtoi se beson se Merkel do të vazhdojë të kontribuojë në periudhën e ardhshme me qëllim të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Unë jam i bindur se kancelarja Merkel do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në miqësinë turko-gjermane në të ardhmen,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu preku problemet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen anëtarët e komunitetit turk në Evropë.

“Racizmi, Islamofobia, ksenofobia dhe diskriminimi, për fat të keq, mbeten problemet kryesore të komunitetit turk në Evropë,” tha ai.

Siç tha ai, gjatë takimit me kancelaren gjermane u diskutua edhe çështja e refugjatëve dhe migrimit.

“Kur bëhet fjalë për refugjatët, Turqia është bërë pothuajse si një shtëpi pritjeje,” tha Erdogan në fjalimin e tij.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re