Numri i kundërshtarëve të Turqisë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel mbeti i ulët.
Në konferencën për shtyp të organizuar pas përfundimit të punimeve të ditës së parë të samitit të liderëve të BE-së, Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur se me kërkesën e vendit të saj në këtë samit u bisedua edhe në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, ndërsa shtoi se “Nuk është arritur në shumicë të votave për ti dhënë fund negociatave me Turqinë”.
Në anën tjetër Merkel pretendoi se në lidhje me situatën aktuale dominonte një skepticizëm i përgjithshëm, ndërsa bëri të ditur se liderët evropianë ishin pro vazhdimit të dialogut me Turqinë.
Duke e bërë të ditur se gjatë samitit janë shprehur edhe shqetësimet në lidhje me këtë çështje Merkel tha: “Në qoftë se shikojmë në rezultatin përfundimtar, shohim se në pah doli një dëshirë e përgjithshme për mosrrënimin e urave. Nga Komisioni kërkuam të përgatis një propozim në lidhje me mënyrën e ndërprerjes së fondeve të paraaderimit ose si do të mund të ridrejtohen ato. Por, hapi i ardhshëm duhet të jetë në drejtim të vendosjes së komunikimit me Turqinë”.
Mësohet se Merkel mbeti e vetmuar në kërkesën e saj për ndërprerjen e procesit të negociatave për anëtarësim, ndërkaq për ndërprerjen e fondeve mbështetëse u përkrah vetëm nga Belgjika dhe Holanda.
Prej 4,5 miliardë eurove të ndara nga fondi i përkrahjes për periudhën 2014-2020 deri më tani në Turqi janë dërguar vetëm 257 milionë euro. Për këtë arsye kërkesa e Merkelit për ndërprerjen e këtyre fondeve nuk gjeti përkrahje në praktikë. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re