Gjermania nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm ajror ndaj Sirisë, në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në ndonjë operacion të mundshëm ushtarak”, ka thënë Merkel, gjatë një konference për media në Berlin.

“Megjithatë, ne mbështesim të gjithë atë që po bëhet për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm”, ka shtuar Merkel.

Më 7 prill, dhjetëra persona kanë vdekur në Duma të Sirisë, në atë që dyshohet se ka qenë një sulm kimik.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar forcat e Qeverisë siriane dhe Rusinë se e kanë kryer këtë sulm.

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet me sulm me raketa Sirisë, por nuk ka treguar se kur mund të ndodh një gjë e tillë. Rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re