Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, tha se përparimi në marrëdhëniet Bashkimi Evropian (BE)-Turqi është në interes të të dyja palëve.

Merkel, pas samitit të BE-së në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, në një konferencë për media, përsëriti mbështetjen e saj për deklaratën përfundimtare të BE-së të vendosur para 14 ditëve mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ajo kritikoi vendimin e Turqisë mbi dërgimin e anijes së kërkimeve Oruç Reis sërish në rajon, duke e cilësuar si të trishtuar dhe të panevojshëm dhe pretendoi se kjo nuk ul tensionet, por i rrit.

Kancerlarja gjermane tha se BE dëshiron të përparojë në kuadër të axhendës pozitive. Merkel duke pohuar se Ankaraja duhet të përmbahet nga “hapa provokuese” tha se “Në axhendën tonë duhet të punojmë mbi pjesën pozitive. Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve”.

Merkal tha se kanë anuluar samitin e politikave kineze që planifikohej të zhvillohet në muajin nëntor në Berlin për shkak të rritjes intensive të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).