Pas takimit që bëri me Kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel ka publikuar një foto me të.

Nëpërmjet fotos, zbulohet se kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë edhe një dhuratë Merkel.

“Kancelarja Merkel priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi
Rama. Politikani i cili është gjithashtu artist, i solli kancelares
librin e tij të fundit si suvenir”, thuhet në shkrimin që shoqëron
foton.

Më herët duke përfunduar një video nga përfundimi i takimit me
Merkel, Rama shkroi, “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita
pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë”.

Në fillim të takimit duke publikuar pamje, Rama shkroi, “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”.

Më herët mëngjesin e sotëm pati një takim tjetër ku duke publikuar
një fotografi foli për një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv, në kërkim
të mbështetjes së negociatave.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re