Angela Merkel e ka konsideruar referendumin e 30 shtatorit si një shans historic për Maqedoninë.

Deklaratën ajo e bëri gjatë vizites që po zhvillon në Shkup ku do të takohet me lideret kryesore te vendit e ku teme kryesore e bisedimeve është pikërisht referendimi që do të cojë tek kutite e votimit qytetaret e këtij vendi për të votuar pro ose kundër marrëveshjes se emrit që qeveria e Zaev arriti me Greqine.

Pas takimit me kreun e qeverisë, gjatë konferencës për shtyp Merkel tha se vendimi I 30 shtatorit do të jetë një moment kyc për të ardhmen e vendit që aspiron të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Ndërsa sa I takon këmbënguljes së gazetarëve sa I takon kufijve ne ballkan duke marrë për bazë diskutimet mbi korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Merkel tha se integriteti territorial është një pikë e rëndësishme për rajonin që të mbetet ashtu sic është.

Pas takimit me kryeministrin Ivanov, kancelarja gjermane do të takohet në Shkup edhe me liderin e opozitës Mickovski.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re