Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar ashpër sulmet e fundit të presidentit Trump në adresë të OKB. Merkel i ka cilësuar ato si “të rrezikshme”.

Merkel i bëri këto komente në një tubim politik të BE-së në qytetin bavarez të Memmingenit, duke shtuar se, ndryshe nga ajo, Trump nuk e konsideron multilateralizmi si zgjidhjen më të mirë.

Pretendohet se Merkel e paralajmëroi Trump-in se ai nuk do të sulmonte më OKB-në.

“Unë mendoj se është shumë e rrezikshme të shkatërrosh diçka pa u ndërtuar diçka tjetër”, tha kancelarja gjermane.

Gazeta Handelsblatt raportoi se në të njëjtin takim, Merkel u zotua të riorganizojë politikën e jashtme të BE dhe të krijojë një Këshill të Sigurimit të Bashkimit Evropian.

Gazeta në fjalë vëren se Merkel dëshiron të përmirësojë aftësinë e BE për të vepruar në fushën e politikës së jashtme dhe se qëllimi i saj është që Brukseli të jetë në gjendje të reagojë dhe të bëhet më efektiv.

“Kjo është arsyeja pse unë bëj thirrje për krijimin e një Këshilli Evropian të Sigurisë, me anëtarë të rradhës, në të cilën ne mund të veprojmë shpejt”, tha Merkel.

Handelsblatt, megjithatë, vlerëson se “kjo ide mund të jetë e diskutueshme” dhe kujton se është një zgjidhje e propozuar më herët.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re