Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështet plotësisht nisjen e negociatatve të bashkimit europian për Shqipërinë në muajit tetor.

 

Merkel e konfirmoi këtë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e serbisë ana bërnabic.

 

“Nuk mund të them për vendimin për negociatat të Francës dhe Holandës, këto vende duhet të vendosin vet. Ne jemi në bisedime me parlamentin gjerman, ai duhet të vendosë. Qeveria gjermane ka dhënë rekomandime pozitive për fillimin e negociatave, por vendimin e merr Bundestagu së shpejti.”

 

Deputetët e parlamentit gjerman do të vendosin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes të datës 26 shtator. Sipas rendit të ditës debati dhe votimi do të nisin në orën 21 e 30 të mbrëmjes se të enjtes dhe është parashikuar të zgjasë rreth 40 minuta.

 

Propozimi për këtë seancë vjen nga grupi parlamentar i koalicionit të CDU / CSU dhe SPD në lidhje me rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Be Federica Mogherini të datës 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re