Kancelarja gjermane dhe 15 udhëheqës të tjerë evropianë u takuan në Bruksel për të diskutuar krizën e refugjatëve që ka shkaktuar ndarjen në bllok.

Merkel ka thënë se pjesëmarrësit e samitit u pajtuan që kufijtë e jashtëm të Evropës duhet të mbrohen më mirë, për të parandaluar që ajo valë njerëzish të kalojnë në mënyrë të paligjshme, dhe theksoi se “të gjitha vendet duhet të ndajnë barrën” dhe lidhjet me emigrantët.

Kancelarja gjermane tha se vendet në të cilat emigrantët mbërrijnë nuk duhet të lihet që të bëjnë zgjedhjet e tyre përballë fluksit, duke nënkuptuar me këtë Italinë.

Samiti ishte një inisiativë e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Cloude Juncker, por që dhe ai përcolli përçarje. Vendet e Vishegradit, ku përfshihen Polonia, Çekia dhe Hungaria, refuzuan të marrin pjesë.   

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re