Gazetari Mero Baze ka reaguar pas postimit të presidentit Ilir Meta i cili fliste për Ditën e Lirisë së Shtypit dhe radhiste disa problematika që sipas tij po dëmtojnë median.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Baze shkruan se i vetmi urim që presin gazetarët nga Meta është të mos jetë më president.

“I vetmi urim që presin gazetarët nga Ilir Meta, në Ditën e Lirisë së Shtypit, është që të mos jetë më president dhe gazetarët të shpëtojnë nga një linçues gazetarësh. Kështu do shpëtoj dhe zëdhënësi i tij, pa e kërcënuar njeri siç kërcënon ai gazetarët në emër të një të çmenduri”, nënvizon Baze.