Gazetari Mero Baze ka ironizuar përplasjen Basha-Berisha dhe argumentet që ata po përdorin në sulmin adresuar njëri-tjetrit.

Duke qenë se akuzat e përdorura prej tyre janë riprodhime të denoncimeve që gazeta “TemA” ka bërë për vite me radhë, botuesi i saj me nota humori është shprehur se do të mbyllë arkivën online për të qetësuar gjakrat.

“Duhet të mbyll arkivën e gazetës Tema onlinë pasi këta më kanë vjedh gjithë shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri tjetrit. Unë i kam bërë për të mirën e PD jo për “sherr brenda familjes””, ironizon Baze teksa përcjell edhe një video ku pasqyrohen disa prej deklaratave të tyre të bazuara në artikujt e botuar nga gazeta “TemA”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re