Gazetari Mero Baze ka ironizuar përshëndetjen e Sali Berishës për referendumin e djeshëm ku tha se tashmë demokratët janë të lirë për të zgjedhur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Berisha thotë se më në fund demokratët janë të lirë të votojnë dje të zgjedhin liderin e tyre. Madje citon dhe James Baker që e ka thënë këtë pas rrëzimit të komunizimit. Problemi është se këto 30 vjet demokratët nuk i ka penguar Enver Hoxha të votojnë por Sali Berisha. Tani që e përjashtuan nga partia mendoj që janë vërtet të lirë”, shkruan Baze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re