Botuesi Mero Baze ka komentuar qendrimin e Lulzim Bashës, pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

“Lulzim Basha foli si një i marrë peng.

Ai është i terrorizuar nga një anë, se mos Berisha e akuzon se e ka shitur tek SHBA dhe nga ana tjetër se mos SHBA e akuzon si besnik të Berishës.

Është e vërtet se qëngji i urtë pi dy nëna, por kur ujku shfaqet tek dera nuk pi dot asnjë.

Zgjidh Lulzim! Nuk bëhesh dot me të dy”, shkruan Baze.

Lulzim Basha në reagimin e tij mori në mbrojtje Sali Berishën, duke kërkuar transparence e fakte nga SHBA, për akuzat ndaj Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re