Gazetari Mero Baze, në një editorial në Gazetën Tema ka vlerësuar edhe njëherë sjelljen e Lulzim Bashës pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti duke e quajtur atë “të përgjegjshëm” dhe “serioz”. Ndërsa, tjetër mendim ndan për Sali Berishën, për të cilin kërkon që të përballet me ligjin dhe të izolohet urgjentisht.

“Me një arsenal shpifjesh të qëllimshme, me një politikë të njohur të denigrimit personal të kundërshtarëve, me vetëdijen e ndyrë për të ngjallur mosbesim tek menaxhimi i krizës, me një arsenal shpifjesh që tentojnë të destabilizojnë situatën dhe të përhapin panik, dhe mbi të gjitha, me një fjalor të neveritshëm nekrofil, Sali Berisha dhe një bandë rrotull tij, janë sot ata që duhet të izolohen dhe të përballen me ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, para se të përballet ndonjë aktiviste patetike, apo një platformë e papërgjegjshme thashethemesh.
Sali Berisha po sillet si një hijenë që kërkon të ushqehet me trupat e të vdekurve nga tërmeti dhe me fatkeqësitë dhe lotët e banorëve të ngelur rrugës, me shpresën se hidhërimi  dhe mbjellja e zisë, do t’i hapë atij rrugën për në pushtet“, shkruan Baze në editorialin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re