Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Kuç të Zi në Korçë. Brenda kanë qenë çifti i bashkëshortëve të cilët janë të verbër, dhe fatmirësisht janë shpëtuar nga komshinjtë.

 

 

Kanë qenë këta të fundit që kanë parë flakët sipër çatisë duke shkuar menjëherë pranë banesës, dhe po ashtu kanë lajmeruar policinë dhe zjarrfikësen.

 

 

Ende po punohet për shuarjen e flakëve, nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

 

 

Ardian Dyli është kryefamiljari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re