Zjarri ka përfshirë një banesë në  fshatin Gështenjas në Pogradec, në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari.

 

Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi në banesë por është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

 

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re