Një banesë në Çorovodë të Skraparit është përfshirë nga flakët.

 

I zoti i shtëpisë, 66 vjeçari me iniciale I.Sh ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve dhe asfiksimit.

 

Skrapar/Informacion paraprak

 

Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

 

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re