Zjarri ka përfshirë ditën e sotme një hotel në qytetin e Bilishtit.

 

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikësit e Devollit.

 

Për ndihmë u nisën edhe zjarrfikëse nga Korça. Paraprakisht mësohet se kanë dalë të gjithë personat që ndodheshin në hotel, por raportohet për shumë dëme tek ndërtesa dhe orenditë.

 

Shkaku nuk dihet ende, dyshohet për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë. Flakët janë ende prezent, po ndërhyhet nga zjarrfikëset, ndërkohë edhe policia në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re