VORË- Një kamion është përfshirë nga zjarri në një servis në Vorë. Mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Policia thotë se shkak për zjarrin ka qenë një defekt në mjet. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re