Ende pa mbërritur mirë nusja me dhëndrin dhe kur dasma sapo do fillonte, një zjarr i papritur ka rënë në një lokal në fshatin Lapardha në Berat. Kondicioneri i lokalit është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe tymi është përhapur në të gjithë ambientin.

Sapo kanë parë flakët, dasmorët të alarmuar kanë dalë të gjithë me vrap jashtë lokalit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Beratit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit që po përhapej edhe në perdet e dritareve.

Ndërkohë që zjarri është fikur dhe burime të zjarrfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, asnjë prej dasmorëve nuk është futur më brenda ambienteve të lokalit nga frika. Siç shihet edhe nga pamjet filmike, dasmorët janë të gjithë jashtë lokalit, të shpërndarë në të gjithë oborrin dhe lulishte./news24

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re