Skip to content

Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës, policia jep detaje për shoferen

Një makinë ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.

Brenda saj ka qenë një shtetase e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2020, rreth orës 16:50, në autostradë, poshtë Q.T.U-së, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.