Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin Levan-Ura e Mifolit. Në automjetin tip “Renault”me targa AA001DM ndodheshin shoferi dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të dalin pa u lënduar.

Është njoftuar reparti zjarrfikës, por makina është shkrumbuar totalisht.

Edhe pse dyshohet për një defekt në pjesën e motorit, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re