Skip to content

Merr flakë në ecje kamioni në Vlorë

Foto ilustruese

Një kamion ka marrë flakë në ecje në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se kamioni ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht, raportohet vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.