Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i Saukut teksa ishte në lëvizje. Sipas policisë nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

Tashmë grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të saj, ndërsa sipas dyshimeve paraprake, mendohet se ka qenë aksidentale.

“Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re