Foto ilustruese.
Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se makina i përket shtetasit me inicialet A.Z., i cili ka dalë nga mjeti dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale për makinën.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
