Skip to content

Merr flakë një mjet në lëvizje në Vlorë

Një mjet që ka qenë në lëvizje, është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, pasi drejtuesi i mjetit, një 64-vjeçar, ka arritur që të dalë në kohë nga makina.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2022, rreth orës 10:00, në fshatin Bishan, Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. D., 64 vjeç. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb