Sot pasdite rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë qytetar të lënduar.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Ndërkohë për këtë ngjarje është ngritur dhe një grupi hetimor dhe Policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re