Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur ‘Savër’ në Lushnje.

 

 

 

Si pasojë e flekëve janë dëmtuar automjetet që ndodheshin në servis ndërkohë që përveç dëmeve materiale nuk ka patur të dëmtuar në njerëz.

 

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë teksa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

 

 

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen “Savër”, Lushnjë, në një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorrike, në pronësi të shtetasve B. K dhe F. P., ka rënë zjarr.

Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re