Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, që tashmë ka marrë formë.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

 

“Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj”, -shkruan kryeministri Rama.

 

Sipas të dhënave të projektit, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh.

 

 

Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjerëve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime).

 

2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrëfikës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re