Pas më shumë se 4 ditësh i bllokuar në fundin e një pusi 32 metra të thellë, 5 vjeçari nga Maroku ka dalë i gjallë.

I gjithë kombi maroken edhe më gjerë, e ndoqën me ankth aksionin e shpëtimit të këtij vogëlushi, që zgjati mëse 96 orë, siç raportoi media vendase

Autoritetet gërmuan një gropë të madhe pranë pusit me thëllësi mbi 32 metra e këtë të shtunë më në fund arritën të nxjerrin vogëlushin, Rajanin.

5 vjeçari është pritur nga një ekip mjekësh të cilët e kanë dërguar në spital, atje ku personeli shëndetësor do të kujdesen për të, pas qëndrimit prej mëse 4 ditësh në një gropë jo më të gjerë se gjysëm metër. Ende nuk ka një raport zyrtar nga ana e autoriteteve mbi gjendjen shëndetësore të vogëlushit.

Nje grafik, publikuar dje, qe shpjegon sesi kane operuar ekipet e shpetimit

Operacioni për shpëtimin e tij u vështirësua ndjeshëm për shkak të dherave të rrëshqitshëm në këtë zonë të vendit, çka solli që ekspertët e ekipeve të shpëtimit të tregonin kujdes të shtuar në gërmimin për arritjen tek vendi ku kishte mbetur 5 vjeçari. Që nga pasditja e djeshme e deri më sot, ekipet e shpëtimit kanë gërmuar horizontalisht disa metra, me një sërë ndalesash. Këtë të shtunë, shumica e gërmimit është bërë manualisht dhe me një temp tejet të ngadaltë, për të mos rrezikuar shembjen e të gjithë tunelit.

AP Photo/Mosa’ab Elshamy
Pusi ku ra 5 vjeçari

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re