Ka marrë fund pas gati 15 orësh ankthi I shumë pasagjereve të nisur nga Brindizi më traget drejt Vlorës.

Moti i keq dhe fuqia e detit gati 8 ballë kanë krijuar vështirësi të mëdha në ankorimin e tragetit në Vlorë.

Trageti ka qëndruar për gati 14 orë në radë, thonë pasagjeret, duke krijuar jo pak ankth tek ta.

Megjithatë cdo gjë ka marrë fund rreth orës 09:30 kur rreth 150 pasagjere zbritën në tokë,

Ndërkohë në Vlorë është pezulluar dhe lundrimi detar per anijet e peshkimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re