Operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinas i rikthehen sot normalitetit. Ministrja Belinda Balluku njofton se prej orës 09.00 të mëngjesit të sotëm hapësira ajorore shqiptare do të jetë e kontrolluar.

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, shkruan Balluku.

Në kullën e kontrollit jane kthyer shume nga kontrollorët e AlbControl, ndersa po ndihmojne dhe ata turq që erdhën dje nga Podgorica.

Kujtojmë se prej dy ditësh fluturimet nga Rinasi u bllokuan për shkak të grevës së 65 kontrollorëve të AlbControl, të cilët u vetëdeklaruan të gjithë “të paaftë për punë”, njëherësh.

Kryeministri Rama tha dje se një pjesë e kontrollorëve kanë pranuar të kthehen në punë, ndërsa 3 të tjerë që cilësohen si organizatorë të grevës janë arrestuar.

Kontrollorët kërkonin rikthimin e pagës në nivelin e mëparshëm, prej 4.400 dollarësh në muaj, pasi prej 1 viti ajo u ishte përgjysmuar në 2.400 dollarë, dhe kjo ju kishte shkaktuar stres dhe probleme financiare në familje.

Fluturimet e para që rinisin normalisht sot, sipas TIA-s:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re